FSHF NIS JAVËN E ARDHSHME KURSIN PËR TRAJNERËT E PËRGATITJES FIZIKE - FSHF

FSHF NIS JAVËN E ARDHSHME KURSIN PËR TRAJNERËT E PËRGATITJES FIZIKE

Sektori i Edukimit dhe Liçensimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, siç ka njoftuar më herët, javën që vjen në datën 8 tetor 2018 do të fillojë kursin për trajnerët e përgatitjes fizike. Në këtë kurs duhet të marrin pjesë të gjithë trajnerët e këtij profili që punojnë pranë një klubi apo akademie dhe që nuk janë të çertifikuar. Trajnerët e këtij profili sipas një udhëzimi nga UEFA e kanë kusht pajisjen me këtë liçensë duke filluar nga sezoni 2019-2020. FSHF bën me dije që ky kurs do të zhvillohet nga data 8-26 tetor në ambjentet e Shkollës së Trajnerëve, pranë qendrës së Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Poashtu në këtë kurs mund të marrin pjesë edhe në mënyrë individuale çdo trajner apo person që ka studiuar pranë Institutit te Fiskulturës.
Ndërkohë po vijon kursi “UEFA B” për zonën e jugut, i cili po zhvillohet në qytetin e Fierit dhe përfundon në datën 5 tetor. Kurset e ardhshme që do të zhvillojë Sektori i Edukimit në FSHF:
Trajneri i përgatitjes fizike: 8 -26 tetor 2018
UEFA A: 28 tetor-7 dhjetor 2018 (Vetëm për Kosovën)
Drejtor Sportiv: 9-24 dhjetor