FSHF NE FESTEN GALA, SABIEN LILAJ FUTBOLLISTI I VITIT - FSHF

FSHF NE FESTEN GALA, SABIEN LILAJ FUTBOLLISTI I VITIT

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar mbrëmjen gala me rastin e festave të fundvitit. Të ftuar ishin personalitete të jetës së futbollit, përfaqësues të jetës publike, mediave, etj. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka,  vlerësoi arritjet e këtij viti futbollistik dhe falenderoi pjesemarresit ne kete mbremje qe bashkoi familjen e futbollit dhe jo vetem. Më tej ceremonia me dorëzimin e disa çmimeve për figura të njohura të futbollit shqiptar. Me titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar” u dekoruan Fatbardh Deliallisi dhe Iljaz Çeço. Me titullin “Legjenda e Futbollit Shqiptar” u dekoruan Bedri Omuri, Kolec Kraja, Sabri Peqini, Luigj Bytyçi, Astrit Ziu dhe Uran Xhafa. Me titullin “Pllakatë” u nderuan Ramadan Shehu, Artan Bano, Agron Karriqi, Arben Arbëri, Avenir Dani dhe Besnik Dyla. Gjithashu presidenti Duka i ka dorezuar cmimet e futbollistit me te mire te vitit Sabjen Lilajt dhe ate te arbitrit me te mire Juxhin Xhaja. Mbremja gala u shoqerua nga disa artiste te shquar te skenes shqiptare te cilet performuan per pjesemarresit.


Duke kontrolluar karten...