FSHF nderon ish-gjyqtarin Xhavit Fagu në 85-vjetorin e lindjes

Federata Shqiptare e Futbollit nderon ish-gjyqtarin e njohur të futbollit, Xhavit Fagu në 85-vjetorin e tij të lindjes. Në emër të Presidenti Duka, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i ka dorëzuar ish-gjyqtarit të njohur titullin “Mirënjohje” gjatë një ceremonie të zhvilluar ditën e shtunë.
Veçmas urimit për ditëlindjen, Shulku u shpreh se vlerësimi i Federatës vjen në shenjë respekti për kontributin e madh që Fagu ka dhënë ndër vite gjatë karrierës së tij si gjyqtar në aktivitetet kombëtare ashtu si edhe në ato ndërkombëtare. Xhavit Fagu ka lindur në vitin 1934 në Tiranë dhe njihet gjerësisht në komunitetin sportiv tiranas si një nga figurat më spikatura.
Njëkohësisht, në Tiranë u organizua edhe kupa “Xhavit Fagu”. Në këtë aktivitet në nderim të ish-gjyqtarit të njohur, morën pjesë përfaqësues të disa televizioneve shqiptare.