Sektori Teknik ne Federaten Shqiptare te Futbollit ka mbyllur me sukses kursin “UEFA A”, numer 6 i cili ka lauruar trajneret e kualifikur per kete kategori. Disa jave me radhe trajneret qe me pare kishin kaluar me kohe me pare UEFA B kane pasur mundesi qe nepermjet leksioneve te marra nga lektore shqiptare e te huaj te rrisin kualifikimin e tyre te metejshem.
Ne kete kurs kane qene prezent figura te njohura te futbollit tone te cilet jane shquar si futbolliste por edhe si trajnere. Prakticiteti i tyre eshte prezent ne stolin e skuadrave te femijeve, te rinjve, skuadrave te kategorive te ndryshme, ne futbollin e femrave etj. Me licencen “UEFA A” trajneret qe sapo kane marre kete licence kane te drejte te udheheqin ne pergatitjet dhe ndeshjet e tyre skuadrat ekategorive me te larta.
SEKTORI TEKNIK I FSHF-SE
KURSI I TRAINEREVE UEFAA5
21 janar 2 mars 2013