Futbolli shqiptar dje ka humbur një emër të madh dhe një pjesë të historisë së tij, ish-sulmuesin e njohur Namik Hysi, ish-futbollist i ekipit të Elbasanit, por njëherësh edhe pjesë e ekipit kombëtar për shumë vite, gjatë periudhës 1970-1982, ku ka qenë protagonist në rolin e sulmuesit. Presidenti i FSHF-se Armand Duka në emër të institucionit që drejton përcjell ngushëllimet më të thella për familjarët, miqtë dhe të afërmit për këtë ndarje nga jeta të një prej emrave që do të mbeten pjesë e historisë së futbollit shqiptar.


















