FSHF merr pjesë në seminarin e UEFA-s për licensimet në Vienë - FSHF

FSHF merr pjesë në seminarin e UEFA-s për licensimet në Vienë

Federata Shqiptare e Futbollit është duke marrë pjesë në seminarin tre ditor, që po organizohet nga UEFA në kuadër të procesit të licensimit të klubeve për kampionatet vendase dhe garat që organizon qeveria e futbollit europian. Në këtë seminar FSHF përfaqësohet nga Eduard Gjini, Menaxheri i Licensimeve, dhe Adir Laha Anëtar i Komisionit të Licensimit të Klubeve në FSHF.
Fokusi i këtij seminari tre ditor që zhvillohet në Austri është përmirësimi i infrastrukturës së klubeve, ku fokusi më i madh është te infrastruktura e akademive, si guri themelit për një futboll në rritje të vazhdueshme. Pjesëmarrësit janë njohur edhe me programin e UEFA-s për zhvillimin e të rinjve dhe rëndësinë që duhet ti kushtohet shëndetit të fëmijëve nëpër akademi.

Këto janë disa nga temat kryesore që po referohen:

Vështrim i përgjithshëm i licensimit të klubeve
Evolucioni i tregut të transferimeve dhe rreziqet thelbësore në futboll
Vështrim i përgjithshëm i Fair-Play financiar
E ardhmja e licensimit të klubeve
Akademia e UEFA-s