FSHF merr pjesë ne sëminarin e Policisë së Shtetit për sigurinë në aktivitetet sportive - FSHF

FSHF merr pjesë ne sëminarin e Policisë së Shtetit për sigurinë në aktivitetet sportive

Zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit, kanë marrë pjesë në seminarin e organizuar këtë javë nga misioni PAMECA V në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, në seminarin me temë: Menaxhimi i ngjarjeve të mëdha dhe të veçanta, në nivel strategjik.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme(Drejtorët e të gjithë Qarqeve të vendit) morën pjesë edhe dy përfaqësues nga FSHF Lysjen Nurishmi , shefi i sektorit të Garave dhe Eduard Gjini, përgjegjës i Sektorit të Licensimit.

Në këtë aktivitet referuan:

1-z. Carlo D’Achille (Drejtues i Projektit PAMECA V)
2-z. Gjovalin Loka (Drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme)
3-z. Albert dervishaj (Drejtor i Drejtorisë së Rendit Publik)
4-z.Massimo Passariello (Shef i Qendrës Kombëtare Italiane të informacionit mbi ngjarjet sportive ne Ministrine e
Brendëshme Italiane).
5-z.Bruno Cannizzaro (Shef i shërbimeve të personelit të VIVA events).

Një ndër temat e referuara ishte pikërisht: Menaxhimi i aktiviteteve sportive dhe roli i punonjësve të kompanive te sigurimit privat, punonjësve të policisë dhe bashkëpunimi me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Gjatë diskutimeve rreth kësaj teme, përfaqesuesit e FSHF kryen edhe ndërhyrjet e tyre , të cilët nënvizuan bashkëpunimin e vazhdueshëm qe duhet të kenë të gjitha palët (përpara-gjatë dhe pas përfundimit të eventit). Theksuan rëndësinë e trajnimit profesional të sigurisë private nga organet përkatëse dhe organizimi i një tryeze te rrumbullkaët midis palëve të përfshira.