FSHF merr pjesë në “Panairin e Punës 2024” - FSHF

FSHF merr pjesë në “Panairin e Punës 2024”

Federata Shqiptare e Futbollit mori pjesë në Panairin e Punës 2024”, që u zhvillua ditën e sotme  në ambientet e Fakultetit të Historisë & Gjeografisë dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Në kuadër të programit të “Internship-it” dhe mbështetjes së të rinjve, të cilët dëshirojnë të punojnë në fushën e futbollit, përfaqësues të FSHF-së njohën të gjithë studentët e interesuar me praktikat që ofron institucioni i futbollit, si edhe Departamentet e ndryshme të FSHF-së ku mund të bëhen pjesë, nga Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun te Departamenti i Marketingut, Departamenti i Burimeve Njerëzore, Departamenti i Marrëdhënieve Institucionale dhe Projekteve etj..

Në të njëjtën kohë, prania e FSHF-së në këtë panair pune shërben edhe për të krijuar një marrëdhënie konkrete komunikimi mes vendit të punës dhe personave të interesuar për të punuar në futboll.

Falë programit të internship-it, shumë të rinj e kanë nisur karrierën e tyre në FSHF dhe janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin e vetëm të futbollit shqiptar.