FSHF mbyll 2012 me FESTE GALA

Ne ambjentet e Resortit Tropikal ne Durres  Federata Shqiptare e Futbollit ka  organizuar  Festen Gala . Ne kete mbremje te bukur kane marre pjese te gjithe anetaret e familjes se futbollit shqiptar, futbolliste, trajnere, drejtues te klubeve, veterane etj.  te ftuarit mberriten nga  te gjitha federatat e  tjera te sporteve ne vendin tone, sponsore e miqe te Federates, bashkepunetore te ndryshem etj.


Ne kete mbremje madheshtore  Presidenti Armand Duka ka  dorezuar edhe 9 tituj te larte.  ” Nderi i Futbollit ” ka shkuar per emrin e madh e te njohur te futbollit Loro Borici (pas vdekjes).

Titullin  “Legjenda e Futbollit”  Shqiptar e kane merituar Qemal Vogli (pas vdekjes), Skender Halili  (pas vdekjes) dhe Skender Hyka.

Titullin “Pllakate Mirenjohje” e kane marre Skender Ibrahimi, Sami Shefa (pas vdekjes), Aurrel Verria (pas vdekjes), Osman Reci dhe Jani Kaci.