FSHF mbështet shoqatën “Për të Drejtat e Komunitetit Egjiptian” Shkodër

Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar sot në qytetin e Shkodrës një aktivitet me Shoqatën “Për të Drejtat e Komunitetit Egjiptian”.

Kjo shoqatë e cila përfaqëson komunitetin Rom dhe Egjiptian në Shkodër ka ngritur një ekip futbolli me 30 të rinj, ekip të cilin FSHF e mbështeti me të gjithë bazën materiale për të gjithë ekipin e futbollit, për ti dhënë mundësi këtyre të rinjve të luajnë futboll në kushte dinjitoze. Federata u përfaqësua në këtë aktivitet me Zv.Presidentin Edvin Libohova.

Video e aktivitetit: