FSHF mbështet financiarisht ekipin e futbollit të komunitetin Rom dhe Egjiptian në Shkodër - FSHF

FSHF mbështet financiarisht ekipin e futbollit të komunitetin Rom dhe Egjiptian në Shkodër

Ankandi i dhurimit “Rrathë Dhurues” organizuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim ishte një aktivitet shumë interesant që synon rritjen e mbështetjes publike ndaj grupeve në nevojë duke i suportuar ata financiarisht për të arritur një transformim jetësor si edhe për të sjellë ndryshime të qëndrueshme.

Kësaj nisme shumë të veçantë ju bashkua edhe Federata Shqiptare e Futbollit e përfaqësuar nga Presidenti Armand Duka dhe Zv.Presidenti Edvin Libohova, të cilët vendosën të mbështesin me të gjithë bazën materiale të nevojshme ekipin e futbollit të komunitetit Rom dhe Egjiptian që është ngritur kohët e fundit në qytetin e Shkodrës. “Ndihem shumë i lumtur që ndodhem sot këtu për të mbështetur këtë kauzë, si dhe çdo kauzë të ngjashme, në kuadër të përgjegjësisë sociale që ne si institucion kemi. Prej kohësh ne bashkëpunojmë me organizata të ndryshme për të ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë në nevojë. Nisma të tilla ndihmojnë të rinjtë të largohen nga problemet sociale dhe inkurajojnë edukimin përmes sportit. Ne do të jemi gjithmonë pranë këtij ekipi dhe do ti inkurajojmë që të rriten gjithmonë e më shumë për të dhënë shembullin pozitiv edhe për komunitete të tjera”, ka nënvizuar në fjalën e tij presidenti Duka, i cili i dorëzoi organizatorëve një bluzë të ekipit Kombëtar me numrin 1 dhe me shkrimin “Rrathë Dhurues”.

Ekipi i futbollit të komunitetit Rom dhe Egjiptian është ngritur prej disa muajsh. Në të janë inkuadruar mbi 30 fëmijë të grupmoshës 10-13 vjeç. Ky ekip ka krijuar një shembull pozitiv në komunitet duke nxitur ndjenjën e përfaqësimit, uljen e braktisjes së shkollës, minimizimin e bullizmit dhe promovimin e rregullave ‘fair-play’ në fushën e lojës dhe në jetë për këta fëmijë. Këta të rinj të talentuar kanë nevojë për pajisjet dhe ambientet e duhura sportive për të siguruar jetëgjatësinë e ekipit.

 

View this post on Instagram

 

#FSHF mbështet financiarisht ekipin e futbollit të komunitetin Rom dhe Egjiptian në Shkodër Lexo më shumë 👉 fshf.org

A post shared by FSHF (@fshforg) on