FSHF FTON ZYRTARISHT KRYEBASHKIAKUN z. XHELAL MZIU TË BASHKËPUNOJË PËR DEKLARIMET E TIJ PUBLIKE! - FSHF

FSHF FTON ZYRTARISHT KRYEBASHKIAKUN z. XHELAL MZIU TË BASHKËPUNOJË PËR DEKLARIMET E TIJ PUBLIKE!

Federata Shqiptare e Futbollit fton Kryetarin e Bashkisë së Kamzës, z.Xhelal Mziu për të sjellë pranë FSHF-së çdo informacion që ai disponon në lidhje me dy ndeshjet e Kategorisë Superiore, për të cilat ai është shprehur në media për përfundimin e tyre. FSHF i ka dërguar sot zyrtarisht z.Mziu kërkesën për bashkëpunim, për të ndarë çdo informacion që ai disponon në lidhje me ndeshjet për të cilat është shprehur. FSHF mbetet e hapur për bashkëpunim në ruajtje të integritetit të garës.