FSHF dhe Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër organizojnë turneun e festave të 28-29 nëntorit - FSHF

FSHF dhe Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër organizojnë turneun e festave të 28-29 nëntorit

Federata e Futbollit, Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër, KF Vllaznia, Bashkia Shkodër, Shkodra Sport Event dhe Kolegjiumi i Arbitrave Shkodër, në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit, zhvilluan edicionin e 7-të të turneut “Autochthonous”.

Në këtë edicion morën pjesë grupmoshat U-9, U-11 dhe U-13, me pjesëmarrjen e 50 ekipeve dhe mbi 1000 sportistëve nga trojet shqipfolëse, si: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Ky turne tradicional mbarëkombëtar u zhvillua nën moton “Ndjenja patriotike sportive bashkon dhe nuk njeh kufi”.

Nëpërmjet këtij eventi u përcoll mesazhi i solidaritetit te futbollistët e vegjël, duke kultivuar ndjenjën e patriotizmit nëpërmjet lojës së bukur të futbollit. Në ceremoninë përmbyllëse u shpërndanë shumë çmime individuale dhe trofe për shumë skuadra pjesëmarrëse.

 


Duke kontrolluar karten...