Federata Shqiptare e Futbollit dhe arbitrat e të gjitha niveleve të garave në futbollin shqiptar, që prej këtij edicioni kanë nënshkruar një Marrëveshje bashkëpunimi mes tyre. Sektori i Gjykimit në FSHF, bën me dije se një kopje e tillë e marrëveshjes u ka shkuar të gjitha Kolegjiumeve dhe është nënshkruar nga të gjithë arbitrat dhe asistentët e të gjitha kategorive, Kategorisë Superiore e në vijim, Kategorisë së parë, të dytë, të tretë e të katërt. Meqënëse FSHF është autoriteti më i lartë i futbollit në Shqipëri, përgjegjës dhe kompetent për organizimin e sportit të futbollit në vend, me nisjen e edicionit futbollistik 2017-2018 ka zyrtarizuar një marëveshje të tillë. Arbitrat dhe asistentët e të gjitha niveleve dhe Kategorive pjesëmarrëse në garë të cilët kanë kaluar testin teorik dhe fizik të parashikuar nga Rregullorja e Arbitrimit, së bashku me sektorin përkatës të FSHF-së kanë firmosur prej kohësh këtë Marëveshje e cila parashikon në nenet e tyre të drejtat dhe detyrimet për secilën palë. Forma dhe përmbajtja e kësaj marrëveshje është miratuar edhe nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF.

















