Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje me kompaninë “Western Union” për të qenë sponsor i Kombëtares shqiptare. Në fakt bëhet fjalë për një rikthim, pasi edhe më parë kjo kompani ka mbështetur Kombëtaren në rrugëtimin e saj të suksesshëm.
Me sloganin “Gjithmonë pranë jush” ky partneritet i ri do të jetë për 3 vite dhe vjen si një mbështetje për kuqezinjtë në prag të Euro 2024 dhe promovim mbi vlerat e futbollit shqiptar.
Federata Shqiptare e Futbollit shpreh vlerësimin për vazhdimësinë e traditës me sponsorin e ri të Kombëtares, Western Union, teksa edhe përfaqësuesit e sponsorit të ri u shprehën entuziast për rifillimin e këtij bashkëpunimi në këtë moment historik ndërsa të gjithë shqiptarët presin të ndjekin skuadrën tonë kuqezi në “Euro 2024”.

















