Frederic Veseli dhe Myrto Uzuni në konferencë për shtyp - FSHF

Frederic Veseli dhe Myrto Uzuni në konferencë për shtyp

Dy futbollistët e kombëtares, Frederic Veseli dhe Myrto Uzuni kanë dalë sot në konferencë për shtyp në orën 13:30 në ambjentet e kompleksit “Tropikal”, në vigjilje të dy ndeshjeve të rradhës. Shqipëria do të përballet në datën 17 nëntor ndaj Skocisë, në Shkodër dhe në datën 20 nëntor ndaj Uellsit në “Elbasan Arena”. Frederic Veseli në fjalën e tij u shpreh: “Po jam gati, kam punuar shumë. Kemi disa mungesa dhe shpresoj të marrim maksimumin. Ne kemi entuziazëm dhe jemi shumë shok edhe jashtë. Kur grumbullohemi këtu gëzohemi të gjithë. Ana profesionale është më e rëndësishme. Në këtë moment meritojmë më shumë se vendi 3-të në grup. Kemi shumë dëshirë të shkojmë edhe njëherë në Europian. Besoj se shpirti i grupit na mban bashkë. Kemi edhe disa të rinj që janë të mirë”.
Uzuni theksoi: “Ndihem shumë mirë, por vëmendja nuk është te unë por te grupi. Shqipëria ka pikën e vet më të fortë grupin, gjithmonë kështu ka qenë. Unë jam i gatshëm të luaj kudo, ku ekipi ka nevojë. Të shënosh me një klub është kënaqësi, por të shënosh me kombëtaren bën krenarë gjithë Shqipërinë dhe familjen.Kjo është gjëja më e bukur. I bëj thirrje tifozëve se do të rikthehemi aty ku kemi qenë më parë”.
Video e plotë: