Forumi i Futbollit i organizuar nga FSHF në bashkëpunim me UET - FSHF

Forumi i Futbollit i organizuar nga FSHF në bashkëpunim me UET

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, bashkëbisedoi me studentë dhe pedagogë në një forum të Universitetit Europian të Tiranës.

Presidenti Duka foli për investimet e realizuara në futbollin shqiptar, projektin për ndërtimin e 100 fushave të reja, prioritetin e futbollit të fëmijëve dhe femrave, si dhe domosdoshmërinë për realizimin e Reformës në Sport.

Armand Duka u ndal dhe te rëndësia e mirëmenaxhimit ekonomiko-financiar të klubeve shqiptare, dhe investimin që klubet duhet të bëjnë në burime njerzore.


Foto e tjera nga aktiviteti.