Football Republic U-19 ngjitet në krye të Grupit B në Kategorinë e Parë

Football Republic U-19 arriti të sigurojë vendin e parë në klasifikim, duke e mbyllur sezonin si kryesuese në Grupin B të Kategorisë së Parë të kësaj moshe. Skuadra kryeqytetase u përball në javën e fundit me Lushnjen U-19 në transfertë, me takimin që përfundoi në shifrat e barabarta 1-1.
Në ceremoninë e zhvilluar në stadiumin “Roza Haxhiu”, ish-futbollisti dhe ish-trajneri i njohur lushnjar, Xhavit Sefa i dorëzoi kupën e fitueses së grupit Football Republic U-19.