FK Tomori, fitues i Grupit B në Kategorinë e Dytë - FSHF

FK Tomori, fitues i Grupit B në Kategorinë e Dytë

FK Tomori është shpallur fitues i Grupit B në Kategorinë e Dytë dhe ka siguruar ngjitjen në Kategorinë Parë për sezonin e ardhshëm.

Skuadra beratase mundi KF Naftëtarin 3-2 në takimin e fundit të grupit, duke u renditur e para e grupit me 64 pikë, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Tomori” të Beratit vendasit e panë veten në disavantazh të dyfishtë, por reaguan shumë shpejt duke përmbysur gjithçka dhe duke marrë tre pikët.

Legjenda e futbollit beratas, Përparim Kovaçi, i dorëzoi kupën e fituesit skuadrës së FK Tomorit në ceremoninë e organizuar në përfundim të sfidës, ku të pranishëm ishin edhe drejtues të pushtetit vendor.

FK Tomori do të luajë edhe një ndeshje të fundit këtë sezon, atë ndaj Vorës për titullin e kampionit të Kategorisë së Dytë.


Duke kontrolluar karten...