FK Apolonia shpallet fituese e Grupit B në Kategorinë e Parë - FSHF

FK Apolonia shpallet fituese e Grupit B në Kategorinë e Parë

FK Apolonia është shpallur sot zyrtarisht fituese e Grupit B në Kategorinë e Parë dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë Superiore.

Në përfundim të ndeshjes FC Besa-FK Apolonia, që u mbyll në barazim 3-3 dhe u luajt në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut.
President i Shoqatës së Arbitrave Shqiptare të Futbollit, Tahir Kastrati, njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së i dha ekipit të Apolonisë kupën e fituesit të Grupit B në Kategorinë e Parë.

Tashmë skuadra fierake do të përballet në finalen me Kastriotin, ku do të përcaktohet edhe kampionia e Kategorisë së Parë.