FK Apolonia- FC Internacional Tirana, finalja madhe e Kampionatit Kombëtar U-15 - FSHF

FK Apolonia- FC Internacional Tirana, finalja madhe e Kampionatit Kombëtar U-15

FK Apolonia- FC Internacional Tirana është finalja e madhe e kampionatit kombëtar U-15, ndeshje që do të luhet ditën e mërkurë, 8 korrik, duke filluar nga ora 18:30 në stadiumin “Elbasan Arena”. Ky është sezoni i parë që zhvillohet një kampionat i tillë për këtë grupmoshë, një risi e FSHF-së, që nga sezoni i ardhshëm do të organizojë garë kombëtare edhe për U-13.

Apolonia vjen në këtë finale si fituese e Grupit B, duke arritur të renditet mbi Teutën dhe Skënderbeun, që ishin dhe rivalët më të fortë të këtij grupi. Në çerekfinale fierakët mposhtën Akademinë e Futbollit dhe Skënderbeun.

Në anën tjetër Internacionali ka kryesuar bindshëm dhe me meritë Grupin A, ku në 18 javë ka arritur 17 fitore dhe vetëm një humbje. Në fazën play-off kryeqytetasit kaluan SH.F. Pepa dhe Tiranën.

Ndeshja finale do të ndiqet me interes edhe nga stafet e ekipeve kombëtare për të evidentuar gjendjen e lojtarëve të talentuar, të cilët aktivizohen në këto dy skuadra.