Fiton Shqipëria, shkojmë në Francë - FSHF

Fiton Shqipëria, shkojmë në Francë

Shqipëria, është kualifikuar direct për në finalet e Kampionatit Europian të futbollit, duke mundur në ndeshjen e fundit, Armeninë me rezultatin 0-3.Një kualifikim historik për Shqipërinë, e cila deri tani, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e një kompeticioni të rëndësishëm, europian ose botëror.

Në Jerevan, kombëtarja shqiptare ka arritur që të zgjidhëshpejt avantazhin teksa, në një aksion ku Gashi ishte protagonist, armeni Hovhannisyan e përcolli topin në portën e tij. Ishte minuta e 9 të. Më pas Shqipëria e kishte më të lehtë që të administronte rezultatin dhe të këishte në kontroll lojën. Në minutën e 23 Ledion Memushaj, shënoi golin e dytë, i cili praktikisht vulosi rezultatin e ndeshjes, 2-0. Ndeshja në pjesën e dytë, nuk ka më histori. De Biassi, këmbëngul për të mbajtur nën presion kundërshtarët dhe kështu, skuadra e ka më të lehtë që ti gjejë ata në pozicion të vështirë. Në minutën e 76, Armando Sadiku shënon golin e tretë, duke e bërë edhe më të lehtë, kualifikimin e kombëtares.

Për herë të parë Shqipëria, kualifikohet në një event të përmasave të tilla. Ky është një record historik dhe rezultati më i mirë për kombëtaren tonë, në të gjitha kohrat.