Fillon liçensimi për sezonin 2019-2020 - FSHF

Fillon liçensimi për sezonin 2019-2020

Sektori i Liçensimit në Federatën Shqiptare të Futbollit informon të gjithë klubet dhe opinionin publik se ka filluar proçesi i liçensimit të klubeve aplikante për një liçensë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2019-2020. Proçesi përfundon më 31 Mars 2019, sipas afateve të vendosura nga UEFA.

Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për liçensë duhet të paraqesin në Sektorin e Liçensimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur këtë proçes. Duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe kriterin financiar, i cili është edhe kriteri me peshë specifike në raport me kriterët e tjerë.

Të gjithë përfaqësuesit e klubeve janë ftuar në seminarin e parë që organizohet më datë 20 Dhjetor, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.