Fillojnë regjistrimet për kursin UEFA B dedikuar futbollistëve profesionistë - FSHF

Fillojnë regjistrimet për kursin UEFA B dedikuar futbollistëve profesionistë

Drejtoria Teknike pranë Federatës Shqiptare të Futbollit njofton për fillimin e Kursit UEFA B, i cili do të zhvillohet në Tiranë (Qendra Stërvitore Kamëz) nga data 30 gusht 2021 deri më 25 shtator 2021. Më poshtë do të gjeni informacionin e nevojshëm për regjistrim:

  1. Kursi UEFA B është në përputhje me Konventën e Trajningut te UEFA-s, e cila parashikon njohjen reciproke nga të gjitha Federatat Evropiane vetëm të titujve UEFA B, UEFA A, UEFA PRO dhe Goalkeeper UEFA-B.
  1. Kursi është i rezervuar për lojtarët e aktivizuar minimalisht 3 vite në Kategorinë Superiore dhe 5 vite në Kategorinë e Parë (profesioniste) dhe do të zhvillohet në Tiranë dhe sipas kalendarit vijues:
  • 30 Gusht deri më 04 Shtator
  • 06 Shtator deri me 11 Shtator
  • 13 Shtator deri me 18 Shtator
  • 20 Shtator deri me 25 Shtator

Provimet do të mbahen nga data 20-25 Shtator 2021.

  • Leksionet do të zhvillohen nga e hëna në të shtunë nga ora 08:30 deri në oren 14:00;
  • Programi i detajuar i leksioneve do të komunikohet ditën e parë të kursit.

 

  1. Në përputhje me konventën, Drejtoria Teknike përcakton, për secilin student, një numër orësh për mungesa të justifikuara, të barabarta me 10% të orëve totale, nën dënimin e përjashtimit nga provimet përfundimtare. Rastet e jashtëzakonshme do të shqyrtohen drejtpërdrejt nga Drejtoria Teknike e cila do të vendosë sipas gjykimit të saj të vetëm.
  1. Në kurs do të pranohen maksimalisht 35 (tridhjetëepesë) studentë pas seleksionimit prej komisionit. Kursi nuk do të zhvillohet në rast se numri i regjistrimeve është më i vogel se 20 (njëzet).
  1. Kërkesa për regjistrim, duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën drejtoria.teknike@fshf.al , përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pran sekretarsë në të njejtën adresë. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 10.08.2021. Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen. Kërkesa duhet të jetë në përputhje me formularin bashkëlidhur.
  1. Në përputhje me marrëveshjet ekzistuese të bashkëpunimit, Drejtoria Teknike mund të pranojë në kurs, studentë të shtetësive të huaja të paraqitur në FSHF nga Federatat të cilave i përkasin me kusht që kërkuesi të ketë njohuri të gjuhës shqipe dhe të mos ketë ndjekur asnjë kurs tjetër UEFA në shtete të tjera. Në fund të kursit, studentët e paraqitur nga Federatat e huaja që janë kualifikuar si ‘Trainerë -UEFA Licenca Uefa B’ do të regjistrohen në arshiven e drejtorisë teknike.
  1. Drejtoria Teknike mund të pranojë në kurs, persona me aftësi të kufizuara. Kërkesa, duhet të shoqërohet me certifikatën përkatëse mjeksore për veprimtari sportive jokonkurruese dhe duhet t’i dërgohet paraprakisht me postë elektronike Departamentit Mjekësor të FSHF ne adresat gianstesy@libero.it dhe/ose ibegolli@fshf.al .
  1. Përparësi do t`i jepet kërkuesve që në karrierën e tyre si futbollistë profesionist kanë marrë pjesë Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore ose kanë qenë pjesë e ekipit kombëtar të futbollit.
  1. Lëndët dhe temat e zhvilluara janë përzgjedhur në përputhje me konventën dhe synojnë të edukojnë trajnerë të aftë për të arritur rezultate të larta në profesionin e tyre. Kalendari dhe programi i leksioneve do t’u komunikohen parapakisht të pranuarve në Kurs.
  1. Për t’u pranuar, të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
  • Vendbanimi i referuar në pikën 2. Për futbollistët profesionistë dhe amatorë që marrin pjesë në kampionate kombëtare, vendbanimi mund të konsiderohet gjithashtu i fiksuar në mënyrë konvencionale në klubin për te cilin janë regjistruar. Sidoqoftë, Drejtoria Teknike rezervon të drejtën për të autorizuar pjesëmarrjen në Kurs për qytetarët shqiptare që banojnë jashtë vendit,për të gjithë ata që kanë shtetësi të dyfishtë dhe qëndrojnë jashtë vendit dhe për të gjithë ata që për arsye të konstatuara të punës ose studimit (me paraqitjen e një kopje të kontratës së punës ose certifikimit të universitetit ose një organi tjetër trajnues), të ketë vetëm vendbanimin e zgjedhur ligjërisht të përmendur në pikën 2;
  • Kriteri Cross border për kandidatët që jetojnë jashtë (referojuni pikës 6);
  • Diploma e shkollës së Mesme në origjinal ( fotokopje e noterizuar);
  • Kandidati duhet të jetë pajisur me çertifikatë shëndetësore lëshuar nga organi përkatës (e marrë brenda 3 muajve të fundit);
  • Njohja e gjuhës shqipe e cila mund të verifikohet përmes një certifikate të lëshuar nga organet kompetente;
  • Nga përfundimi i Kursit Uefa C duhet minimalisht një periudhe 6-mujore për të qënë kandidat për kursin Uefa B;
  • Lojtarët e aktivizuar minimalisht 3 vite në Kategorinë Superiore dhe 5 vite aktivizuar në Kategorinë e Parë (profesioniste), përfitojnë hyrjen në Uefa B pa kryer Uefa C;
  • Dy fotografi format pasaporte.

 

  • Nuk do te pranohen në kurs:
  • Kërkesat e dërguara nga kandidatët e dënuar mbi një vit nga Komisionet Disiplinore të FSHF-së;
  • Studentët të cilët, ndërsa ndjekin kursin, do të pësojnë një pezullim prej më shumë se 180 ditësh nga Komisionet e FSHF-së;
  • Kandidatët e dënuar përjetësisht nga Komisionet e FSHF-së;
  • Studentët të cilët gjatë zhvillimit të kursit dënohen nga autoritetet pezullohen nga kursi
  1. Kandidatët duhet të paraqesin, sëbashku me kërkesën për pranim në Kurs (Aneksi A), një autocertfikatë (Shtojcat B, C dhe D) në të cilen do të renditen kërkesat dhe kualifikimet.
  1. Një Komision i posaçëm do të vendosë për pranimin në kurs bazuar në një renditje të formuluar pasi të ketë konstatuar kërkesat dhe vlerësuar kualifikimet.
  1. Kontrolli i kërkesave, vlerësimi i kualifikimeve, shqyrtimi i mundshëm i vlefshmërisë formale të deklaratave relative, autocertifikatat dhe formimi i renditjes përfundimtare i delegohen Komisionit specifik të përbërë nga:
  • Sekretari i Pergjithshem i FSHF-se;
  • Drejtori Teknik;
  • Pergjegjesi i Sektorit te Edukimit;
  • Shefi i Sektorit te Garave;
  • Kryetari i Komisionit Teknik ne KE.
  1. Vlerësimi i kualifikimeve të kandidatëve, për qëllime të formimit të renditjes për pranim në Kurs, do të rezultojë nga aplikimi i pikëve të referuara në anekset E-F.
  2. Mos-vërtetësia e konstatuar e deklaratave të bëra nga kandidatët në autocertifikate do të përbëjë shkelje të rregullave, me përjashtim pasues nga kursi. Për më tepër, Komisionet Juridike te FSHF-se do të përcaktojnë miratimin e masave disiplinore të parashikuara nga kodi i drejtësisë sportive dhe revokimin e çdo kualifikimi të marrë.
  3. Në rast barazimi pikësh në klasifikimin e përgjithshëm,i jepet prioritet kandidatit me moshë më të vjetër.
  4. Kur pas shpalljes së listës tërhiqet një kandidat, zëvendësimi bëhet me kandidatin e radhës në listë. Kerkesa për t’u terhequr duhet të dërgohet me email tek:teknike@fshf.al, 14 ditë përpara fillimit të kursit, në rast të kundërt nuk i kthehet tarifa e pjesëmarrjes.
  5. Pas afatit të fundit për dorëzimin e aplikimeve, renditja e plotë e studentëve të pranuar dhe jo të pranuar në kurs do të publikohet në website zyrtar të FSHF-së, fshf.org. Për ҫdo paqartësi kontaktoni përmes postës elektronike drejtoria.teknike@fshf.al, Sekretarinë e Shkollës, jo më vonë se pesë ditë nga data e publikimit të lajmit.
  6. Ata që pranohen në Kurs duhet të paguajnë një tarifë pjesëmarrjeje prej 700 Eurosh, në llogarinë bankare të Federatës Shqiptare të Futbollit.
  7. Pesë vende (pa pagesë) janë rezervuar për vajzat që plotësojnë kriteret si më poshtë:
  8. Mbi 5 ndeshje të grumbulluara në ekipet kombëtare;
  9. Lojtarë në ekipet profesioniste;
  10. Te gjitha kriteret e listuara në pikën 11;
  11. Kandidati duhet të njohë e të respektojë Rregulloret bazë të FSHF-së dhe rregulloren e veçantë të kursit, të përpiluar nga Sektori i Edukimit dhe bërë e njohur pjesëmarrësve në kurs. Në rast shkeljeje të rregullores, kandidati përjashtohet përjetësisht nga kursi.
  12. Shtojcat A-B-C-D-E-F janë pjesë integrale e këtij njoftimi.
  13. Licenca e kursit UEFA B do të përfundojë me një provim në praktikë dhe një provim teorik përfundimtar. Në qoftë se kandidati nuk kalon testin praktik nuk vazhdon më tej në provimin e teorisë. Komisioni i Vlerësimit i jep të drejtën kandidatit për ristestim 2 deri në 12 muaj në kursin pasardhës.
  14. Periudha e zhvillimit të kursit mund të ndryshojë për shkaqe të forcës madhore.

 

Për çdo informacion në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike drejtoria.teknike@fshf.al.

 

Sekretari i Përgjithshëm

Ilir Shulku