Femrat/ U19 dy miqësore me Bosnje & Hercegovinën - FSHF

Femrat/ U19 dy miqësore me Bosnje & Hercegovinën

Në një konferencë për shtyp trajneri i përfaqesueses U19 për femra, Nevil Dede ka zbardhur listën e futbollisteve të grumbulluara për dy ndeshjet miqësore ndaj Bosnje & Hercegovinës. Trajneri Dede ne daljen përpara mediave, u shpreh shumë optimist për ecurinë e futbollit të femrave në vendin tonë, si edhe në arritjen e rezultateve pozitive me ekipin që drejton, sic ishte fitorja e turneut që u zhvillua në muajin qershor në Mal të Zi. Ky është një tjetër raund përgatitor për ekipin kombëtar të femrave U-19, dhe për të cilën trajneri do të shohë edhe rendimentin e lojtareve që vijnë për herë të parë në këtë ekip, dhe që janë të përfshira në listë. Shqipëria U19 e femrave do të zhvilloje përkatësisht dy miqesore ne kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz:

29 gusht ora 19:00  Shqipëri-Bosnje & Hercegovinë

31 gusht ora 10:00  Shqipëri-Bosnje & Hercegovinë

Ja lista e futbollisteve të grumbulluara nga trajneri:

u19 femra nevili

 


Duke kontrolluar karten...