FEMRAT U-19/ Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Kosovën - FSHF

FEMRAT U-19/ Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Kosovën

Kombëtarja shqiptare e futbollit për femrat, mosha U-19, e drejtuar nga trajneri Maringlen Kule do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Kosovës.

Shqipëria e femrave U-19, e grumbulluar në kompleksin Tropikal prej ditës së hënë, do të zhvillojë një ndeshje miqësore, në datë 14 qershor ora 17:00 në fushën e kompleksit. Kule ka grumbulluar plot 21 futbolliste për këtë ndeshje. Më poshtë do te njiheni edhe me listën e futbollisteve të grumbulluara: