FEMRAT U-19/ SHQIPËRIA FITON PASTËR NË MAL TË ZI - FSHF

FEMRAT U-19/ SHQIPËRIA FITON PASTËR NË MAL TË ZI

Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen miqësore që ka zhvilluar sot ora 12:00 në Tuz të Malit të Zi, ndaj bashkëmoshatareve malazeze. Golat u shënuan nga sulmuesja Mesuare Begallo. Përfaqësuesja jonë është grumbulluar prej datës 23 shtator në qytetin e Shkodrës ku po përgatitet për  turneun zyrtar që do të zhvillohet në Hollandë, i vlefshëm për parakualifikueset e Europianit U-19 të femrave. Shqipëria bën pjesë ne grupin e 10-të sëbashku me Hollandën, Poloninë dhe Bjellorusinë. Femrat U-19 do të zhvillojnë këto përballje:

3 Tetor ora 19:00 Hollandë-Shqipëri
6 Tetor ora 12:00 Poloni-Shqipëri
9 Tetor ora 19:00 Shqipëri-Bjellorusi


Duke kontrolluar karten...