Femrat U-19, hidhet shorti për Europianin - FSHF

Femrat U-19, hidhet shorti për Europianin

Eshtë hedhur sot në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjeorgji 2020” për kombëtaren e femrave U-19. Gjithsej jane 12 grupe me nga 4 skuadra dhe Shqipëria bën pjesë në grupin e tretë sëbashku me Gjermaninë, Portugalinë dhe Azerbajxhanin.
Turneu “Qualifying Round” U-19 Femra do të zhvillohet në Portugali në datat: 02, 05, dhe 08 Tetor 2019. Skuadrat që do të kualifikohen nga raundi kualifikues në raundin elite do të jenë 28, ku 24 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive si dhe 4 vendet e treta më të mira në 12 grupet.