Femrat U-17/ Përfundon turneu në Lituani - FSHF

Femrat U-17/ Përfundon turneu në Lituani

Kombëtarja U-17 e femrave, e drejtuar nga trajneri Agustin Kola, ka përfunduar ndeshjet e raundit kualifikues për Kampionatin Europian të Femrave, që u zhvillua në Lituani nga data 10 deri më 16 Shtator.
Shqipëria ishte pjesë e grupit 7, së bashku me përfaqësueset e R.Irlandës, Greqisë, dhe vendasve të Lituanisë. Këto janë rezultatet e këtij organizimi:

10 shtator R.Irlandës 10-0 Shqipëri
13 shtator Greqi 1-0 Shqipëri
16 shtator Shqipëri 1-2 Lituani

Ky është grumbullimi i dytë për këtë vit për Shqipërinë e femrave U-17, pas atij të zhvilluar në fillim të muajit mars ku skuadra e Kolës u përgatit për pjesëmarrjen në UEFA Youth Girls Development, turne që u mbajt në Maltë.