Femrat U-17, hidhet shorti për Europianin - FSHF

Femrat U-17, hidhet shorti për Europianin

Eshtë hedhur sot në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian “Suedi 2020” për kombëtaren e femrave U-17. Gjithsej jane 11 grupe me nga 4 skuadra dhe Shqipëria bën pjesë në grupin e shtatë sëbashku me Greqinë, Lituaninë dhe Republikën e Irlandës. Turneu “Qualifying Round” U-17 Femra do të zhvillohet në Lituani në datat: 10, 13 dhe 16 Shtator 2019. Skuadrat që do të kualifikohen nga raundi kualifikues në raundin elitë do të jenë 26, ku 22 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive si dhe 4 vendet e treta më të mira nga 11 grupet.