Femrat U-13, në Durrës merr jetë kampionati i parë - FSHF

Femrat U-13, në Durrës merr jetë kampionati i parë

Ka filluar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, kampionati i parë Rajonal për femrat, mosha U-13. Në këtë kampionat marrin pjesë 9 ekipe vajzash dhe në total janë 120 futbolliste pjesëmarrëse. Kampionati do të zhvillohet në dy faza vajtje-ardhje me nga 9 jave kampionat. Ky organizim është një risi e Zyrës Rajonale të FSHF-së në Durrës. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm të gjitha ekipet e kampionatit. I pranishëm në këtë event, ishte trajneri i ekipit Kombëtar U-19 për femra Nevil Dede, i cili vërejti nga afër këtë fillim për futbollin e femrave të moshës u-13. Kampionati i femrave U-13, u hap me ndeshjen Adriatik Sport – Juvenilja e cila përfundoi me rrezultatin (0-4) për Juveniljen.

Ekipet pjesëmarrëse:

1.Adriatik Sport
2.Vllaznimi
3.Shqiponja”AG”
4.Golemi Kids
5.Durresi Ri
6.Fenix Sport
7.Olimpik Durrës
8.Juvenilja
9.Teuta