Femrat/ Shqipëria U-17 mundet nga Malta në " UEFA Youth Girls Development" - FSHF

Femrat/ Shqipëria U-17 mundet nga Malta në ” UEFA Youth Girls Development”

Ekipi përfaqësues i Shqipërisë së femrave U-17 ka mbyllur ditën e sotme turneun “UEFA Youth Girls Development” që u zhvillua në Maltë.

Futbollistet e reja të drejtuara nga trajneri Agustin Kola e kanë mbyllur me humbje këtë turne. Shqipëria U-17 për femrat e filloi me një fitore në ndeshjen hapëse ndaj përfaqësueses së Andorrës, me rezultatin 0-1, ku shënoi Katerina Simoni, që aktivizohet në rradhët e Apolonisë së Fierit. Shqipëria U-17 e femrave, ndaj Maltës luajti me këtë formacion: Hyska, Simoni, Hamonikaj, Metalla (c), Lleshi, Gjergji, Avullija, Tanushi, Iliadhi, Xhebrahimi, Muca.

Këto janë rezultatet e Shqipërisë së femrave në këtë turne:
Andorra 0-1 Shqipëri
Shqipëri 0-3 Gjibraltar
Maltë 4-0 Shqipëri