Femrat / Shqipëria mundet minimalisht nga Portugalia - FSHF

Femrat / Shqipëria mundet minimalisht nga Portugalia

Shqipëria e femrave e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani ka luajtur ditën e sotme ndeshjen e dytë eliminatore për Europianin e vitit 2021 që do të zhvillohet në Angli. Vajzat kuqezi kanë zbritur në Elbasan Arena në orën 18:00 dhe përballë kishin Portugalinë, me ndeshjen që përfundoi me fitoren minimale 1-0 të luzitaneve.

Vajzat dhanë më të mirën në fushën e lojës, duke treguar një futboll të mirë dhe dhuruar një lojë agresive e kërkuese deri në minutën e fundit. Portugalia kaloi në avantazh në minutën e 16-të, me Jesica Silva që shënoi pas një gjuajtje nga brenda zonës. Skuadra jonë iu afruar shumë barazimit, por ishte e pafat. Megi Doçi provoi me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone por topi u ndal në traversë. Drithërima në portën kundërshtare dhe tifozët inkurajojnë vajazat tona. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e portugezeve. Mundësitë për gol në fraksionin e dytë të lojës nuk u konkretizuan dhe gjithçka u mbyll me golin e shënuar nga Silva.

Më 8 Tetor, vajzat e trajnerit Sinani do të luajë në transfertë përballë Finlandës, në ndeshjen e tretë të Grupit E.

 

EURO WOMEN QUALIFICATION – GRUPI E
E premte, më 4 tetor, ora 18:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

SHQIPËRI-PORTUGALI 0-1
Shënues:
 J. Silva 16’

SHQIPËRIA: Rexhepi, Elezaj, Rrahmani, Bajraktari, Gjini (Hashani 86’), Franja, Morina, Begolli (Maliqi 81’), Krasniqi, Doçi, Maksuti (Velaj 62’). Trajner: Vioresin Sinani.

PORTUGALIA: Teikseira, Borges, Gomes, Rebelo, Marchao, Ferreira, Marques (D. Silva 68’), Neto, Norton (Capeta 78’), J. Silva, Gomes (Mendes 57’). Trajner: Fransisko Neto.

Kartonë të verdhë: Maksuti 40’, Gjini 69’ / Silva 85’, Neto 86’, Teikseira 89’, Mendes 90’