Femrat / Shqipëria grumbullim 7 ditor përpara ndeshjes me Qipron - FSHF

Femrat / Shqipëria grumbullim 7 ditor përpara ndeshjes me Qipron

Kombëtarja shqiptare e femrave, e drejtuar nga trajneri Armir Grima, është grumbulluar në qytetin e Ulqinit ku do të qendrojë për 7 ditë, për tu përgatitur në prag të ndeshjes ndaj Qipros, që do të zhvillohet më datë 11 Mars në transfertë.

Në këtë grumbullim, ku trajneri Grima do të shikojë gjëndjen e skuadrës si dhe do të vëzhgojë me kujdes lojtaret e talentuara që janë grumbulluar për herë të parë, janë plot 23 vajza. Në listë janë lojtare nga kampionati shqiptar, ai i Kosovës por edhe një lojtare që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Tereza Deda, e cila do të vlerësohet nga stafi teknik në funksion të grumbullimeve të ardhshme. Grumbullimi po mbahet në Ulqin, ku skuadra po zhvillon nga dy seanca stërvitore, dhe do të mbyllet ditën e premte, më datë 28 Shkurt, ku do të zhvillohet dhe një ndeshje kontrolli brenda grupit. Lojtaret do të kthehen në klubet e tyre në datë 29 Shkurt, për tu kthyer më pas në skuadër në datë 7 Mars, kur do të fillojë dhe grumbullimi zyrtar për ndeshjen kualifikuese ndaj Qipros në transfertë, ndeshje e cila do të zhvillohet më datë 11 Mars.

Lista e lojtareve të grumbulluara nga trajneri Grima: