Femrat munden në "Loro Boriçi" nga Polonia - FSHF

Femrat munden në “Loro Boriçi” nga Polonia

Kombëtarja shqiptare e futbollit për femrat është mundur nga ekipi përfaqësues i Polonisë, me shifrat 1-4. Vajzat e drejtuara nga trajneri Armir Grima nuk kanë mundur të ndalin ekipin kundërshtar ku shumë shpejt ka gjetur rrjeten e mbrojtur nga portierja Zani, pjesa e parë ka përfunduar 0-3 për polaket. Në pjesën e dytë kundershtaret e vajzave kuqezi, e kanë gjetur sërisht golin. Për Shqipërinë golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Megi Doci në minutën e 74.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Zani (GK),Rrahmani (C), Bajraktari, Maliqi, Begolli (Bajrakurti ’86), Morina, Velaj (Maksuti ’76), Doci, Gjini,Franja,Bajramaj (Krasniqi ’54)

Golat e shënuar: Doci ’74/ Sikora ‘5, Guściora ’13 dhe Winczo ’37, ’66
Kartonë të verdhë: Doci ’75/ Balcerzak ’40

Fjala e trajnerit Grima pas ndeshjes, video: https://www.youtube.com/watch?v=y69J7i0WZ4Y


Duke kontrolluar karten...