Femrat / Konferencë për shtyp, Megi Doçi dhe Arbiona Bajraktari - FSHF

Femrat / Konferencë për shtyp, Megi Doçi dhe Arbiona Bajraktari

Ditën e sotme kanë dalë në një konferencë për shtyp, në ambientet e stadiumin “Elbasan Arena” dy futbollistet e kombëtares së femrave, Megi Doçi dhe Arbiona Bajraktari, të cilat folën për ndeshjen e eliminatore EURO 2021, Shqipëri-Finlandë më datë 2 shtator ora 17:00 dhe përgatitjet që po kryen skuadra përfaqësuese.

Megi Doçi theksoi: “Do të përballemi me një ekip të vështirë dhe mendoj se ndeshja e parë të motivon më tepër për ndeshjet në vazhdim. Mendoj se jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Një grup i mirë vajzash vijmë nga entuziazmi i kualifikimit në Champions League. Shpresoj që edhe vajzat e tjera të kombëtares të jenë përgatitur sa më mirë në klubet e tyre respektive. Objektivat nuk mungojnë, e rëndësishmë është, ne të japim më të mirën në fushë, të luajmë me shpirt, të vendosim zemrën në fushë e gjithcka mund të arrihet. Dëshira që unë të shënoj në këtë ndeshje nuk mungon por ajo që është më e rëndësishme është i gjithë ekipi. Grupi që bëjmë pjesë, është një grup i fortë dhe i vështirë, janë skuadra me shumë eksperiencë, por më e rëndësishme është ne të jemi grup dhe të luftojmë për më të mirën.”

Në fjalën e saj, Arbiona Bajraktari u shpreh: “Ne jemi duke u përgatitur shumë mirë, e duam të japim maksimumin pasi luajmë në vendin tonë, e shpresoj të kemi mbështetjen e tifozëve në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”. Objektivat nuk jemi në gjendje ti përcaktojmë ne por, i garantojmë trajnerit, tifozerisë dhe stafit, që ne do të bëjmë maksimumin, që të marrim sukses në këtë grup.”

Hyrja në stadium do të jetë FALAS.