Kombëtarja e femrave ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit në qendrën e ekipeve kombëtare në Sofje të Bullgarisë ku është grumbulluar në kuadër të dy ndeshjeve miqësore. Ndeshja e parë miqësore u fitua nga ekipi yne përfaqesues me rezultatin 0-2, në ndeshjen e luajtur në datën 9 dhjetor ora 14:00. Ndeshja e dytë dhe e fundit për këtë grumbullim të trajnerit Armir Grima do të zhvillohet ditën e martë në orën 11:00. Kushtet atmosferike në Sofje ku është grumbulluar ekipi i vajzave kuqezi është tejet i rënduar nga reshjet e dëbores, e në këto kushte, stafi teknik në seancën e fundit u përqendrua më shume në strecing, vaprime dhe lojra.

















