FEMRAT/ KOMBËTARJA U-19 MIQESORE ME KOSOVËN NË 4 PRILL - FSHF

FEMRAT/ KOMBËTARJA U-19 MIQESORE ME KOSOVËN NË 4 PRILL

Kombëtarja U-19 e femrave e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka filluar ditën e dielë grumbullimin e rradhës në qytetin e Durresit, në hotel “Tropikal”  për të përgatitur ndeshjen e rradhës miqësore, Shqipëria e femrave U-19 përballë Kosovës për femra U-19.

Miqësorja do të zhvillohet në datën 4 prill ora 12:00 në stadiumin “Loro Borici”, Shkodër. Trajneri i skuadrës përfaqësuese U-19 të femrave Dede ka grumbulluar plot 23 futbolliste të cilat do të jenë në vëzhgimin e tij dhe të stafit teknik gjate kësaj miqësoreje, për tu bërë më pas pjesë e ekipit përfaqësues të femrave për Shqipërinë U-19 dhe më pas në kombëtaren A. Grupmosha e tyre është e datëlindjes 2000-2001-2002-2003, ku shumica e futbollisteve janë nga kampionati ynë.

Më poshtë do të gjeni edhe listën e futbollisteve te grumbuluara: