Femrat / Kombëtarja U-19 grumbullohet në Elbasan - FSHF

Femrat / Kombëtarja U-19 grumbullohet në Elbasan

Skuadra Kombëtare e femrave për grupmoshën U-19, e drejtuar nga trajneri Maringlen Kule, është grumbulluar në qytetin e Elbasanit, ku po stërvitet prej datës 25 Janar. Ky grumbullim i vajzave kuqezi vjen menjëherë pas seleksionimeve të kryera me të gjithë elementët më cilësor që aktivizohen në Shqipëri, seleksionime që u zhvilluan në Kamëz një javë më parë.

Trajneri Kule për këtë grumbullim stërvitor ka thërritur 23 futbolliste, të cilat kanë zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë dhe janë monitoruar me kujdes nga stafi teknik i të gjithë skuadrave kombëtare, për të përzgjedhur grupin që do të përbëj bazën për këtë vit. Ekipi kombëtar i 19 vjeçareve në Tetor të vitit 2020 do të luajë në Shqipëri turneun kualifikues për Europianin e kësaj grupmoshe, ndeshje që do të zhvillohen në Shtëpinë e Futbollit dhe vajzat tona janë në grup me Danimarkën, Rusinë dhe Moldavinë.

Lista e lojtareve të grumbulluara: