Femrat/ Kombëtarja humbet në Finlandë - FSHF

Femrat/ Kombëtarja humbet në Finlandë

Kombëtarja shqiptare e futbollit për femrat, e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani është mundur në ndeshjen kualifikuese të zhvilluar në Finlandë, sonte me rezultatin 8-1. Ndeshje e vlefshme për kualifikueset e EURO 2021.

Kjo është ndeshja e tretë, e grupit E, ku bëjmë pjesë në këto eliminatoreve. Shqipëria luajti me këtë formacion ndaj Finlandës: Rexhepi, Elezaj, Rrahmani, Bajraktari, Begolli (’46 Maliqi), Morina, Krasniqi (90+2 Hila), Doci, Velaj (90+2 Hashani), Gjini, Franja.