KOMBËTARJA E FEMRAVE I MERR PIKË POLONISË NË FUSHËN E SAJ - FSHF

KOMBËTARJA E FEMRAVE I MERR PIKË POLONISË NË FUSHËN E SAJ

Ekipi kombëtar i femrave ka barazuar në ndeshjen e rradhës Poloni 1-1 Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Francë 2019”. Në takimin e zhvilluar sot, në orën 17:30 në stadiumin “Osrodek Sportu i Rekreacji” – Wloclawek, Poloni. Ekipi ynë i drejtuar nga Armir Grima ka arritur të barazojë dhe kështu të marrë pikën e parë në këto eliminatore.

Polaket kanë kaluar në minutën e 2-të të pjesës së parë në avantazh duke e mbyllur me këtë rezultat pjesën e parë të ndeshjes. Në pjesen e dyte ka qenë pikërisht Geldona Morina në minutën e 74 ku falë një ekzekutimi perfekt nga goditja e dënimit të shënoj golin e barazimit për Shqipërinë.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Zani, Rrahmani (c), Bajraktari, Maliqi, Elezaj, Morina, Bajramaj (’73 Maksuti) Krasniqi, Doci, Gjini, Franja.

Golat e shënuar: Daleszczyk ‘2/ Morina ’74
Kartonë të verdhë: Pajor ’64, Zdunek ’73, Balcerzak / Elezaj ’84

Ndeshja e rradhës e përfaqësueses së femrave do të luhet në “Elbasan Arena” Shqipëri-Bjellorusi me 10 prill, ky hyrja do të jetë FALAS.