FEMRAT/ KOMBËTARJA BARAZON NË MAL TE ZI NË MIQËSOREN E DYTË - FSHF

FEMRAT/ KOMBËTARJA BARAZON NË MAL TE ZI NË MIQËSOREN E DYTË

Kombëtarja shqiptare e futbollit, për femrat e drejtuar nga trajneri Armir Grima ka barazuar në ndeshjen e dytë miqësore me fqinjët malazez, Mali i Zi 2-2 Shqipëri, e luajtur sot në orën 18:00 në qendrën stërvitore të ekipeve Kombëtare të Malit të Zi.
Ndeshjen e parë miqësore përfaqësuesja jonë e humbi me rezultatin minimal 1-0 po në në qendrën stërvitore të ekipeve Kombëtare të Malit të Zi.
Të parat në avantazh kanë kaluar vajzat e kombëtares sonë në minutën e katër me anë të Mujajt, malazezet I janë përgjigjur në minutën e 27-të me anë të Stanovic, katër minuta më vonë në të 31-tën minutë kemi kaluar sërisht në avantazh me anë të Gjinit, me këtë rezultat Mali I Zi 1-2 Shqipëri, mbylljet pjesa e parë e takimit miqësor. Në pjesën e dytë vendaset malazeze kanë barazuar sërisht, në minutën e 48-të me anë të Bulatovic, me këtë rezultat mbyllet takimi, Mali I Zi 2-2 Shqipëri.
Shqipëria luajti me këtë formacion: Konica, Rrahmani, Bajraktari, Muja, Gjergji, Hamidi, Doci, Mustafa, Lulaj, Gjini, Franja.
Golat: ’27 Stanovic, ’48 Bulatovic/ ‘4 Mujaj, ’31 Gjini