Federata e Futbollit organizon 4 raundet e para të kualifikueseve të Euro U-17 & U-19 për djem e vajza. 11 përfaqësuese europiane u përgatitën në Shqipëri në muajt tetor-dhjetor - FSHF

Federata e Futbollit organizon 4 raundet e para të kualifikueseve të Euro U-17 & U-19 për djem e vajza. 11 përfaqësuese europiane u përgatitën në Shqipëri në muajt tetor-dhjetor

Si asnjëherë më parë, Federata e Futbollit organizoi në muajt tetor-nëntor-dhjetor katër raundet e para të kualifikueseve U-17 dhe U-19 të Kampionatit Europian për djem e vajza 2025.

Federata e Futbollit mirëpriti 11 përfaqësueset e Malit të Zi, Bjellorusisë, Moldavisë, Danimarkës, Irlandës së Veriut, Kosovës, Holandës, Ishujve Faroe, Kroacisë dhe Izraelit për djem e vajza.

Të gjitha skuadrat janë akomoduar në kryeqytet dhe në Durrës dhe kanë zhvilluar përgatitjet në vendin tonë në datat e përcaktuara të turneve.

Sakaq, stadiumet “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Niko Dovana”, “Egnatia Arena”, “Shtëpia e Futbollit” kanë hapur dyert për këto skuadra si edhe për të gjithë tifozët shqiptarë.

Federata e Futbollit ka organizuar edhe më parë ndeshje të kualifikueseve të Europianit, por në tre muaj zhvilloi plot 4 raunde të para të kualifikueseve të Euro 2025 për moshat U-17 dhe U-19, ku sigurisht ishin pjesë edhe ekipet tona kombëtare të moshave për djem e vajza.


Duke kontrolluar karten...