Europa juridike zbarkon në Tiranë, workshop ndërkombëtar mbi të drejtën sportive - FSHF

Europa juridike zbarkon në Tiranë, workshop ndërkombëtar mbi të drejtën sportive

Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloj ditën e premte workshopin ndërkombëtar “Sports law and arbitration: a practical perspective on selected legal issues”, një iniciativë e guxishme e Sektorit Juridik në FSHF, për ti ardhur në ndihmë profesionistëve të së Drejtës Sportive. Workshopi ishte konceptuar me 4 panele diskutimore, në të cilët referuan avokatë me eksperiencë, gjyqtarë të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv dhe drejtorë juridikë e disiplinorë të UEFA-s.

Në fjalën përshëndetëse në nisje të këtij aktiviteti, Presidenti Armand Duka falenderoj organizatorët Dr. Blerina Xheraj dhe Aldi Topçiu, përfaqësuesit e klubeve, avokatët, drejtorët e UEFA-s dhe gjyqtarët e CAS Lausanne që morën pjesë.“Jam shumë i kënaqur që jam sot në këtë organizim, kur kjo iniciativë u propozua menjëherë Komiteti Ekzekutiv e miratoi duke parë rëndësinë e drejtësisë sportive jo vetëm në futboll por në të gjithë sportin shqiptar. Sipas mendimit tonë, ka një mospërputhje të nivelit intelektual, juridik, të kapaciteteve që ka Shqipëria për të bërë drejtësi maksimale sportive. Pikërisht për këtë u pranua që të bëhet një workshop ndërkombëtar, për të shkëmbyer mendime. Askush nuk vjen këtu për të mësuar tjetrin, por për të shkëmbyer eksperiencat e tyre. Ky nuk do të jetë workshop-i apo aktiviteti i parë, por do të pasohet nga të tjerë në vijim. Nuk mund të mos ndalesha në fjalën time me një falenderim për avokatin që ka mbrojtur Shqipërinë dhe Federatën Shqiptare në një çështje shumë të rëndësishme që në njëfarë mënyrë na bëri pjesë e Euro 2016, Dr. Antonio Rigozzi”.

Ky workshop u organizua me qëllimin për të sjellë pranë antarëve të FSHF dhe jo vetëm, zhvillimet më të fundit të drejtësisë sportive dhe praktikat ligjore sipas modeleve më të suksesshme europiane nëpërmjet eksperiencës dhe praktikës së emrave të mëdhenj si Angelo Rigopoulos, Jacques Bondallaz, Jacopo Tognon, Laura Mçallum dhe Antonio Rigozzi.