EURO 2020/ Turqi 1-0 Shqipëri - FSHF

EURO 2020/ Turqi 1-0 Shqipëri

Kombëtarja shqiptare e futbollit e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, është mundur me rezultatin minimal në ndëshjen Turqi 1-0 Shqipëri. Sfidë e zhvilluar në Stamboll, ora 20:45 e vlefshme për grupin H, ku bëjmë pjesë, në Eliminatoret e EURO 2020.

Shqipëria ka bërë një ndeshje shumë të mirë, duke rrezikuar portën kundërshtare për 90 minuta me radhë, por ka qenë e pafat përballë portës kundërshtare. Vendasit turq na shënuan gol në minutën e 90-të, me anë të futbollistit Cenk Tosun. Përfaqësuesja jonë zbriti në fushën e blertë me këtë formacion: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli, Lenjani (’57 Roshi), Gjasula, Bare, Veseli, Memushaj(c) (Abrashi ’82), Cikalleshi (Balaj ’84), Manaj.

Ndeshja e radhës së kombëtares sonë është në Moldavi me datë 14 tetor ora 20:45.

Kjo është renditja e tanishme e grupit H:
Turqia 18 pikë
Franca 18 pikë
Islanda 12 pikë
Shqipëria 9 pikë
Andorra 3 pikë
Moldavia 3 pikë