Euro 2020, Shqipëria njeh kundërshtarët - FSHF

Euro 2020, Shqipëria njeh kundërshtarët

Shqipëria ka njohur kundërshtarët për kualifikueset e Kampionatit Europian 2020, në shortin e hedhur mesditën e së dielës në Dublin të Irlandës. Në sytë kurioz të të gjithë tifozëve, 55 skuadra pjesëmarrëse kanë njohur kundërshtarët e tyre.

Shqipëria do të luajë në grupin H, një grup me 6 skuadra. Kundërshtarët e Kombëtares kuqezi do të jenë Franca, Islanda, Turqia, Moldavia dhe Andorra. Shqipëria është përballur më parë me të gjithë skuadrat e shortuara në grup në ndeshje Eliminatore.

Për të ndjekur shortin në Dublin merrte pjesë delegacioni i lartë i FSHF i kryesuar nga Presidenti Armand Duka, Sekretari Përgjithshëm Ilir Shulku dhe trajneri Kombëtares Christian Panucci.