Euro 2020 / Shqipëria mundet nga Franca në Stade de France - FSHF

Euro 2020 / Shqipëria mundet nga Franca në Stade de France

Shqipëria është mundur me rezultatin 4-1 nga Franca në ndeshjen e pestë të Grupit H eliminator për Kampionatin Europian 2020. Pjesa e parë ka përfunduar me avantazhin e dyfishtë të francezëve që kanë shënuar në minutën e 8-të me anë të Koman dhe Zhirud në minutën e 27-të. Në fraksionin e dytë të lojës Franca gjeti golin e tretë në minutën e 68-të përsëri me Koman dhe në minutën e 85-të shënuan golin e katërt me Ikone. Kuqezinjtë shënuan golin e vetëm në këtë ndeshje me anë të një penalltie të fituar dhe shndërruar në gol nga Sokol Çikalleshi, që u aktivizua në pjesën e dytë në vend të Bekim Balajt.

Kuqezinjtë e filluan ndeshjen me këtë formacion: Strakosha, Mavraj(c), Djimsiti, Ismajli, Hysaj, Roshi, Bare, Ramadani(’53 Gjasula), Abrashi (’73 Xhaka), Uzuni, Balaj (’62 Cikalleshi).