EURO 2020/ Shqipëria mbyll kualifikueset ndaj Francës në "Air Albania Stadium" - FSHF

EURO 2020/ Shqipëria mbyll kualifikueset ndaj Francës në “Air Albania Stadium”

Kombëtarja shqiptare e futbollit, e drejtuar nga Edoardo Reja, ka mbyllur mbrëmjen e sotme ndeshjet kualifikuese të vlefshme për EURO 2020. Kjo ndeshje e fundit për këto eliminatore u zhvillua në stadiumin më të ri në vendin tonë, në stadiumin kombëtar, “Air Albania Stadium”, e cila u mbyll me rezultatin: Shqipëri 0-2 Francë.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-2 me gola të shënuar nga Tolisso ‘9 dhe Griezmann ’30, kuqezinjtë kanë tentuar me disa aksione të gjejnë portën e kampionëve të botës, por pa sukses. Në pjesën e dytë rezultati ka mbetur i pa ndryshuar.

Kjo është renditja e grupit H, ku bënim pjesë në këtë edicion të EURO 2020:
Franca 25 pikë
Turqia 23 pikë
Islanda 19 pikë
Shqipëria 13 pikë
Andorra 4 pikë
Moldavia 3 pikë