EURO 2020/ Shqipëria humbet ndaj Turqisë në "Loro Boriçi" - FSHF

EURO 2020/ Shqipëria humbet ndaj Turqisë në “Loro Boriçi”

Kombëtarja shqiptare e futbollit e drejtuar nga trajneri, Christian Panucci ka humbur me rezultatin 0-2, ndaj Turqisë në ndeshjen e parë kualifikuese të EURO 2020. Pjesa e parë ka përfunduar 0-1 me gol të Yilmaz në minutë të 21-të dhe në pjesën e dytë ekipi turk dyfishoi me gol të Calhanoglu, në minutën e 55-të.

Kuqezinjtë e filluan ndeshjen me këtë formacion: Berisha, Balliu (’58 Sadiku), Hysaj (c), Veseli, Djimsiti, Memushaj, Xhaka, Ismajli, Balaj (’58 Grezda), Uzuni, Abrashi.

Kartonë të verdhë: Balliu ’39, Ismajli 45+2, Xhaka ’68/ Tosun ’30, Yokuslu ’47

Konferenca për shtyp e trajnerit Panucci pas ndeshjes me Turqinë: