EURO 2020/ Shqipëria humbet minimalisht ndaj Islandës - FSHF

EURO 2020/ Shqipëria humbet minimalisht ndaj Islandës

Kombëtarja shqiptare e futbollit, e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, është mundur minimalisht 1-0, ndaj Islandës në ndeshjen e tretë kualifikuese të Euro 2020.

Pjesa e parë filloi me kontrollin e lojës nga kuqezinjtë, që kanë qënë superior mbi kundërshtarin, duke u afruar te porta Islandës dhe marrë kontrollin e lojës. Një veprim individual i Gudmundson i dha mundësi vendasve të kalojnë në avantazh në minutën e 22-të. Kuqezinjtë reagojnë por pa arritur të gjejnë golin. Me rezultatin 1-0 u mbyll dhe pjesa e parë. Në fraksionin e dytë të lojës, loja kontrollohet nga kuqezinjtë por pa arritur të shënojnë në portën islandese, pavarsisht ndryshimeve në skuadër që tentoi trajneri Reja. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe goli i pjesës së parë vendosi fatin e ndeshjes.

Kuqezinjtë e filluan ndeshjen me këtë formacion: Berisha, Dermaku, Hysaj (c), Veseli, Ismajli, Abrashi, Xhaka(’72 Xhaka), Basha (’67 Kaçe), Balaj, Cikalleshi(’79 Sadiku), Lenjani.

Kartonë të verdhë: Basha ’22, Dermaku ‘88, Veseli ’89/ Sigurjonsson ’33